Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.
“Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh”, ka njoftuar Ahmeti.






