Komuna e Prishtinës tashmë ka kryer edhe hapin e radhës të nevojshëm për pagesën prej 50 eurosh për të infektuarit me koronavirus.Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Mes tjerash, ai ka shpalosur edhe kronologjinë sesi duhet të rrjedhin gjërat, para vendimit përfundimtar.
Më poshtë edhe postimi i plotë.Sot, në takim me partitë politike në Kuvendin Komunal të Prishtinës u dakorduam se vendimi për ndihmen prej 50 euro për të infektuarit me virus do të merret në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të mërkuren me 25 nëntor, 2020.






