LAJME

Komuna e Mamushës përfiton mbi 52 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Komuna e Mamushës përfiton mbi 52 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Dhjetor 2024, 11:11

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç ka njoftuar se kjo komunë ka përfituar mbi 52 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale.

“Bazuar në Raportin e Performancës për Komunat e Kosovës 2023, të publikuar nga Departamenti për Performancë dhe Transparencë të Komunave në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Komuna jonë ka përfituar një shumë shtesë prej 52,333.66 euro”, ka bërë të ditur ai, raporton Telegrafi.

Kryetari Krasniç ka vlerësuar se kjo shumë është përfituar si rezultat i angazhimeve dhe përkushtimit për të ofruar shërbime cilësore, duke respektuar standardet e qeverisjes së mirë.

“Fondi i përfituar do të përdoret për të realizuar projekte që do t’i shërbejnë qytetarëve të Mamushës”, është shprehur ai.

Sipas tij, Komuna e Mamushës do të vazhdojë përpjekjet për përmbushjen e kritereve të grantit të performancës, me qeverisje të mirë dhe transparente, dhe në bashkëpunim me qytetarët. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika