PRIZRENI ME RAJON

Komuna e Mamushës demanton IKSHPK-në për vdekjen e një 31 vjeçari

Komuna e Mamushës demanton IKSHPK-në për vdekjen e një 31 vjeçari
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2020, 15:47

Komuna e Mamushës ka reaguar pas publikimit të të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ku raportohet se një 31 vjeçar nga kjo komunë është në mesin e 11 viktimave të fundit si pasojë e COVID-19.

Sipas Drejtorit të Shëndetësisë së kësaj komune, Rujdi Mazrek, nuk ka asnjë vdekje të regjistruar në këtë komunë në periudhën për të cilën raportohet.

“Sot me datë 18.11.2020 Ministria e Shëndetësisë-IKSHP gjatë raportimit të numrit të rasteve ditore dhe vdekjet nga COVID-19 ka njoftuar se ka vdekur një i ri 31 vjeçar nga Komuna e Mamushës! Me këtë ne ju demantojmë për këtë lajm pasi që sot në Komunën e Mamushës nuk ka asnjë vdekje natyrale ashtu edhe asnjë vdekje nga COVID-19”, thuhet në kumtesë.

“Rasti në fjalë është se, dje ka qenë një rast ku fatkeqësisht ka humbur jetën një 72 vjeçare.”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika