Komuna e Malishevës ka njoftuar se që nga dita e enjte, për shkak të zgjerimit të punimeve do të bllokohen për qarkullim katër rrugët kryesore të cilat kyçen në rreth, përkatësisht në hyrje të qytetit.
Sipas njoftimit, rrugët që do të bllokohen për qarkullim janë rruga “Adem Jashari”, nga stacioni i autobusëve deri te rrethi, rruga “Ibrahim Mazreku”, nga ura e madhe deri te rrethi, rruga “Imer Krasniqi”, nga kyçja me rrugën “Ushtarët e Lirisë” deri te rrethi dhe rruga “Skënderbeu” nga kyçja me rrugën “Hysni Mazreku” deri te rrethi.





