LAJME

Komuna e Dragashit publikon listën e përfituesve të bursave

Komuna e Dragashit publikon listën e përfituesve të bursave
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Dhjetor 2024, 12:25

Komuna e Dragashit ka publikuar listën e studentëve përfitues potencialë të bursave komunale.

Bazuar në këtë listë, nga studentët është kërkuar që të dërgojnë dokumentet e nevojshme në Drejtorinë e Arsimit, brenda afatit pesë ditor.

Ndërsa palët e pakënaqura me vendimin e Komisionit për Përzgjedhjen e Përfituesve të Bursave për Studentë janë udhëzuar që të parashtrojnë ankesë në Komisionin përkatës brenda 8 ditëve, raporton Telegrafi.

Në njoftimin e Komunës së Dragashit është publikuar edhe vendimi i kryetarit Bexhet Xheladini, me të cilin lejohen mjetet në shumë prej 500 eurove për 9 përfitues të bursës komunale nga komuniteti boshnjak dhe mjetet në shumën prej 420 euro për 101 përfitues të bursës komunale nga komuniteti shqiptar.

Aty sqarohet se mjetet mbulohen nga pozicioni buxhetor për subvencione i DKA-së, e cila obligohet edhe për zbatimin e këtij vendimi.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika