LAJME

Komuna e Dragashit nënshkruan Grantin e Performancës Komunale në vlerë mbi 883 mijë euro

Komuna e Dragashit nënshkruan Grantin e Performancës Komunale në vlerë mbi 883 mijë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Qershor 2026, 10:53

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se sot, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro.

Ai ka theksuar se këto mjete do të investohen në realizimin e shumë projekteve infrastrukturore që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë komunë.

“Shpreh mirënjohjen time të veçantë për stafin komunal, i cili me përkushtim dhe punë të palodhshme ka bërë të mundur që Komuna e Dragashit të renditet ndër pesë komunat fituese të këtij granti të rëndësishëm. Ky sukses është rezultat i angazhimit të përbashkët dhe na motivon të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve tanë” – theksoi tutje Xheladini.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika