Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, priti në kabinetin e tij kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Komshiq sipas një njoftimi për media, falënderoi kryeministrin e Republikës së Kosovës për vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnje-Hercegovinës, duke theksuar se vlerësojnë një veprim, siç citohet “kaq të jashtëzakonshëm dhe për rrjedhojë të pazakontë të kryeministrit, Kurti dhe Qeverisë së Kosovës”, raporton Vijesti.
Kjo lëvizje sigurisht që do të kontribuojë në një lidhje më të mirë mes qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, si dhe në rritjen e shkëmbimit të mallrave të ndërsjella, ka thënë ai, transmeton gazeta online Reporteri.net.Komshiq foli edhe për kërcënimet e Dodikut lidhur me vizitën dhe takimet e Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë, duke kujtuar se Republika Sërpska nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe se RS nuk është kompetent për lëshimin e vizave të hyrjes në BeH, si dhe se anëtarët e Presidencës së BeH sigurisht nuk do ta pyesin Dodikun apo dikë tjetër me kë do të takohen dhe çfarë do të diskutojnë.





