Home LAJME Kompleksi i ri sportiv në Rahovec gati për duelin Rahoveci-Liria

Kompleksi i ri sportiv në Rahovec gati për duelin Rahoveci-Liria

0
Kompleksi i ri sportiv në Rahovec gati për duelin Rahoveci-Liria

Kompleksi Sportiv i Rahovecit, investimi më i ri sportiv në komunë, është gati për t’u hapur me një sfidë të zjarrtë ndërmjet KF Rahoveci dhe KF Liria të Prizrenit, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi,  përcjell TV Prizreni.

Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, zhvilloi dje ka zhvilluar një vizitë në  kompleks, duke u shprehur i kënaqur me përfundimin e pjesës më të madhe të punimeve dhe me gatishmërinë e infrastrukturës për të pritur ndeshjen e së dielës.

Ky projekt i rëndësishëm, i financuar nga Komuna e Rahovecit, është drejt përfundimit të plotë dhe pritet të përurohet brenda këtij muaji. Megjithatë, fusha tashmë është plotësisht e përgatitur për lojë dhe gati të presë ekipet dhe tifozët.

Më tej kryetari Smajl Latifi ka ftuar të gjithëve që nesër praditën e dielë të jenë prezentë të gjithë adhuruesit e futbollit  në përkrahje të KF Rahovecit. raporton TV Prizreni.
⚽️ KF RAHOVECI 🆚 KF LIRIA
📆 E diel, 3 nëntor;
🕒 13:00;
📍 Kompleksi Sportiv, Rahovec (tek Epopeja e UÇK-së).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here