Kamionë të kompanisë së pastrimit në Mitrovicën Veriore, “Standard”, ku drejtor figuron ministri i Kosovës, Goran Rakiq, po bllokon rrugën në veri, pas aksionit të Policisë së Kosovës në luftim të kontrabandës.
Vetë ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, në deklarimin e pasurisë në kuadër të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Serbi pati deklaruar pozitën e drejtorit në këtë ndërmarrje të regjistruar në Serbi, ndërsa në deklarimin e pasurisë në Kosovë pati deklaruar vetëm pozitat nga institucionet e Kosovës.
Në uebfaqen e regjistrit serb të kompanive te pozita e drejtorit figuron emri i Rakiqit.
Vetë Rakiq të martën në një deklaratë publike është shprehur se me aksionin e sotëm në veri “është mbushur kupa”.