TEKNOLOGJI

Kompania “John Deere” prezanton traktorin që mund të punojë arat pa shofer

Kompania “John Deere” prezanton traktorin që mund të punojë arat pa shofer
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2022, 17:13

Prodhuesi i pajisjeve bujqësore “John Deere” ka lansuar traktorin e tij të parë të automatizuar që mund të punojë arat pa shofer.

Sipas BBC, makina mund të aktivizohet nga ‘smartphonat’, duke përdorur kamera dhe sensorë për të operuar në tokën bujqësore.

Në vend të një pajisje të re, funksionet e automatizuara janë një komplet që mund të shtohen në disa traktorë ekzistues.

Mirëpo, John Deere tha se nuk ka vendosur nëse dëshiron ta shesë kompletin drejtpërdrejt – dhe po shqyrton një model qiraje ose abonimi.

Kompania nuk është e para që lanson teknologjinë e automatizuar të traktorëve, por është ndër prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve bujqësore në botë.

Kompleti i ri i prezantuar në ekspozitën e teknologjisë CES përdor gjashtë palë kamera “stereo” për të monitoruar zonën përreth.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika