- Reklama -

Kompania e Behgjet Pacollit do të ndërtojë aeroportin e Vlorës

Kompania fituese e përzgjedhur është një konsorcium kompanish të regjistruara në Zvicër e quajtur “Mabco Construcion”.

Baza e këtij konsorciumi është kompania e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli, “Mebetex”, e cila zotëron 50% të konsorciumit. (Mabetex Group 50%; YDA – Group 48%; 2A Group SH.PK 2%).

- Reklama -

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë për shtyp.

Përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, kreu i qeverisë thotë se mezi e ka pritur, duke theksuar se ky projekt ka qenë sfida e tij si Kryeministër.

“E kam pritur këtë ditë, kjo ka qenë një nga sfidat më të bukura dhe më të rëndësishme që ta bëj Vlorën me një aeroport ndërkombëtar. Kështu vijmë sot në këtë moment kur unë marr frymë i lehtësuar nga kjo barrë, që për fat të mirë jam deputet në Vlorë, por edhe për fat të keq jam deputet në Vlorë. Fati i keq është se dihet padurimi proverbial i vlonjatëve që kthehet në torturë kur nuk ke gjë në dorë dhe shënjestrohesh si gënjeshtar, mashtrues, si njeri që harron atë që premton, shënjestrohesh si manipulator, thjesht si një krijues videosh 3D, dhe kur ti e di se cila është e vërteta, fjalët e shpjegimet nuk bëjnë një punë të madhe.

Sot ne kemi fituesit dhe jam i lumtur që baza e këtij konsorciumi është një kompania e famshme, kompania e Behgjet Pacollit. Jam i lumtur që do ta ketë mundësinë të provojë atë që prej kohësh ka dëshiruar ta provojë dhe atë që prej kohësh më ankohet mua që si s’mu dha mundësia që unë të investoj në Shqipëri, të lë gjurmën time në Shqipëri”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort