LAJME

Komisioni për Transfere miraton rishikimin e Buxhetit 2022, shtohen 150 milionë euro

Komisioni për Transfere miraton rishikimin e Buxhetit 2022, shtohen 150 milionë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Qershor 2022, 11:17

Komisioni për Buxhet, Pune dhe Transfere, me shtatë vota pro dhe një abstenim miratoi raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Me këtë rishikim, buxhetit i shtohen edhe mbi 150 milionë euro.

Ndërsa, në seancën e së enjtes në Kuvend pritet të shqyrtohet në lexim të dytë ky Projektligj.
Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2022
Buxheti për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro, me një rritje prej 8.7 për qind.

Të hyrat buxhetore pritet të jenë në vlerë prej 2 miliardë e 364 milionë euro apo 15 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika