Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka shpallur konkurs të mërkurën për pozitën e Avokatit të Popullit.
Gjatë raportimit para këtij komisioni, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka paraqitur fushëveprimtarinë e ministrisë që ai udhëheq.
Sipas tij, ministria mbulon Inspektoratin Qendror të Punës, Agjencinë e Punësimit si dhe skemat sociale, duke u angazhuar në krijimin e politikave dhe monitorimin e shërbimeve sociale.
Ai ka theksuar se ministria monitoron edhe një sektor të ri, atë të familjes, si dhe mbulon çështjet që lidhen me vlerat e luftës çlirimtare.
Hoti bëri të ditur se është në plan krijimi i një departamenti të veçantë, i cili do të merret me hartimin e politikave për vlerat e luftës./KOHA