Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal ka miratuar projektligjin për ndryshimin e ligjit për zyrtar publikë. Ky Projektligj u votua me vota unanime në këtë Komision, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bazuar në këtë dispozitë ligjore deputetët e zgjedhur janë të detyruar të pezullojnë punën e tyre në fakultet sepse janë konsideruar nënpunës publik.
“Projektligji për ndryshimin për zyrtar publikë ka për qëllim ndryshimin e ligjit për zyrtar publik. Projektligji me nismën e 6 deputetëve përbëhet nga dy nene i cili nuk do të shkaktojë implikime shtesë. Si zyrtar publik janë përcaktuar nënpunësit publik. Bazuar në këtë dispozitë ligjore deputetët e zgjedhur janë të detyruar të pezullojnë punën e tyre në fakultet sepse janë konsideruar nënpunës publik. Personeli akademik në marrëdhënie pune mund të jetë në ndonjë institucion tjetër”.





