Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka kaluar Projektligji për çmimin e produkteve medicinale.
Mbledhja e paraparë të nisë në orën 10:00 dështoi, pasi deputetët e partisë në pushtet nuk ishin të pranishëm, por të njëjtit u mblodhën pas më shumë se gjysmë ore për ta kaluar këtë projektligj.
E këtë herë nga opozita në mbledhje mori pjesë vetëm deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.





