Komisioni Evropian ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Komisioni Evropian thërret 27 vendet e BE-së: Kosovës t’i liberalizohen vizat pa vonesa

Anitta Hipper, zëdhënëse për çështje të brendshme dhe migracion, në emër të KE-së ka ftuar 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të veprojnë në këtë drejtim.
“27 vendet anëtare t’i japin Kosovës liberalizimin e vizave pa vonesa, pas pesë vjetësh angazhimi të gjatë në mes të qeverive dhe KE-së, që në muajin e ardhshëm edhe një herë tjetër do ta përsërit qëndrimin e sa për përmbushjen e të gjitha kritereve për Kosovën për të gëzuar lëvizjen e lirë në territorin bllokut evropian, siç bëjnë pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që nga 2009-2010”, është shprehur Hipper.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

