Komisioni Evropian ka propozuar që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian t’i lehtësojnë kufizimet aktuale për udhëtim brenda BE-së.
Komisioni konsideron se kjo duhet të bëhet duke marrë parasysh progresin e fushatave të vaksinimit dhe zhvillimet epidemiologjinë në mbarë botë.
“Komisioni propozon të lejohet hyrja në BE për arsye jo thelbësore – jo vetëm për personat që vijnë nga vendet me një situatë të mirë epidemiologjike, por edhe për të gjithë njerëzit që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të një vaksine të autorizuar nga BE”.





