Komisioni Evropian thotë se ka ardhur koha që qytetarët ta kenë një mbushës për disa pajisje.
KE thotë se konsumatorët evropianë janë të irrituar me shumë mbushës telefoni në sirtarët e tyre.
“Konsumatorët evropianë janë të irrituar se si mbushës të ndryshëm grumbullohen në sirtarët e tyre. Kjo është arsyeja pse ne po propozojmë legjislacionin për të vendosur një zgjidhje të përbashkët të mushjes së pajisjeve”, thuhet në postimin e Komisionit Evropian në Facebook.
“USB-C do të bëhet porti standard për pajisje si smartphone, tabletë, kamera dhe altoparlantë portativ”, thuhet në postim.
Me propozimin e Komisionit Evropian, një mbushës i vetëm do të jetë në përputhje me të gjithë elektronikën portative.