LAJME

Komisioni Evropian i kërkoi Malit të Zi dhe Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës, ambasadori Bajrami: Absolutisht e papranueshme

Komisioni Evropian i kërkoi Malit të Zi dhe Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës, ambasadori Bajrami: Absolutisht e papranueshme
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Dhjetor 2022, 11:50

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, e ka vlerësuar si të papranueshme që Komisioni Evropian ka qortuar Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë vendosur regjim të vizave për Kosovën.

Veçanërisht sipas tij, është shqetësuese pasi Kosovës me vjet i është bërë e padrejtë duke i mohuar liberalizimi i vizave.

“Absolutisht e papranueshme që Komisioni Evropian ka listuar Kosovën si një nga shtetet e botës së tretë të cilave u duhen viza, duke i kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të vendosin  regjim të vizave për Kosovën!”.

“Veçanërisht është shqetësuese pasi me vjet Kosovës padrejtësisht i është mohuar liberalizimi i vizave. Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”, ka shkruar Bajrami në rrjetin social Twitter.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika