Komisioni Europian propozoi të martën të marrë hua deri në 150 miliardë euro për t’ua shpërndarë qeverive të BE-së, në kuadër të një plani për rritjen e armatimit, i nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe shqetësimet se Europa nuk mund të mbështetet më plotësisht te mbrojtja e Shteteve të Bashkuara.
Ky plan ka si qëllim të rrisë shpenzimet për mbrojtjen evropiane, duke u fokusuar në prioritete si mbrojtja ajrore, raketat dhe dronët.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, theksoi se Europa është gati të rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje, duke theksuar se jemi në një periudhë të armatimit.





