LAJME

Komisioneri për zgjerim i BE-së viziton sot Kosovën

Komisioneri për zgjerim i BE-së viziton sot Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Maj 2021, 09:51

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë për të diskutuar rreth çështjes së vaksinave.

Gjatë vizitës në vendin tonë ai do të takohet me krerë të lartë shtetërorë.Pos Kosovës, zyrtari evropian gjatë ditës së sotme do të qëndrojë edhe në Shqipëri.

Të martën, zyrtari evropian vizitoi Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut,Në njoftimin e saj theksohej se Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika