Kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare mbërritën në Aeroportin e Rinasit pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në Euro 2024.
Sapo mbërriti në Rinas, trajneri Sylvinho shprehu edhe njëherë sesa krenar është për futbollistët dhe për tifozët që i shoqëruan ata në këtë rrugëtim të shkurtër, por emocionues.
“Ishte një eksperiencë e mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë e pabesueshme. Unë jam pjesë e juaja. Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani“, tha trajneri.
Shqipëria pësoi mbrëmë nga Spanja, duke mbaruar kështu ëndrrën për evropian./GazetaSinjali/