LAJME

Komandot e FSK-së stërviten nga instruktorët e forcave britanike

Komandot e FSK-së stërviten nga instruktorët e forcave britanike
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2022, 07:48

Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po stërviten për shkathtësi të zbulimit nga instruktorët e forcave britanike dhe instruktorët tanë të specializuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se stërvitjet në doktrinat, konceptet, procedurat, taktikat dhe teknikat e zbulimit, kërkojnë shumë përgatitje psiko-fizike që komandot tona po i arrijnë me sukses.

“Falënderim dhe mirënjohje maksimale si gjithmonë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e saj”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika