Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ka pritur në një vizitë kortezie komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin Roberto Vergori.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Italisë në Kosovë përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se takimi shërbeu për shkëmbimin e pikëpamjeve rreth situatës në Kosovë dhe rëndësisë së vazhdimit të bashkëpunimit.
“Ambasadori Maurizio Antonini mirëpriti ngrohtësisht komandantin e ri të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajorin Roberto Vergori, për një vizitë kortezie në Ambasadë”, thuhet në njoftim.





