Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti në takim përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm dhe shefin e UNMIK-ut, Peter N. Due, në selinë e KFOR-it në kampin Film City në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u fokusua në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe u theksua bashkëpunimi i ngushtë mes KFOR-it dhe UNMIK-ut.





