LAJME

Komandanti i KFOR-it takoi ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, e njoftoi për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takoi ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, e njoftoi për situatën e sigurisë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Dhjetor 2025, 14:27

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Borut Sajoviq, në selinë e KFOR-it në kampin Film City në Prishtinë.

Sipas KFOR-it, Sajoviq ishte i shoqëruar nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Sllovene, gjeneral brigadieri Boštjan Moçnik.

“Gjeneralmajor Ulutaş dha një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për përpjekjet e KFOR-it. Ai nënvizoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës. Ai përshëndeti gjithashtu qëndrimin e gjatë slloven dhe kontributin e vazhdueshëm në përpjekjet e KFOR-it dhe stabilitetin rajonal” – njofton KFOR-i.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika