LAJME

Komandanti i KFOR-it Kolonel Francesco Errico viziton komunën e Dragashit

Komandanti i KFOR-it Kolonel Francesco Errico viziton komunën e Dragashit
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Mars 2025, 09:43

Komandanti i KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndim, Kolonel Francesco Errico, është mirëpritur sot në komunën e Dragashit nga kryetari, Bexhet Xheladini dhe zyrtarët tjerë komunal.

Komuna e Dragashit ka njoftuar se me këtë rast kryetari Xheladini e uroi Kolonelin Errico për marrjen e detyrës së re, duke theksuar se komuna është e interesuar që të vazhdojë edhe më tutje bashkëpunimin e mirë me KFOR-in.

Po ashtu bëhet e ditur se komandanti i ri i KFOR-it e siguroi Kryetarin Xheladini se do të jetë i gatshëm që të ofrojë përkrahjen e tij, duke thelluar bashkëpunimin me komunën e Dragashit, përmes ofrimit të mbështetjes në fusha të ndryshme, siç janë arsimi, shëndetësia dhe siguria.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe Zyra Ovale

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika