Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka takuar sot, më 18.09.2025, komandantin e Brigadës së 7-të të Mekanizuar të Lehtë të Ushtrisë britanike, gjeneralbrigade Andrew Watson, me të cilin kanë diskutuar mbi dinamikat aktuale të sigurisë në Kosovë dhe kontekstin më të gjerë rajonal.
Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali i Ushtrisë britanike diskutuan për sigurinë në Kosovë

“Gjeneral Brigadieri Watson vlerësoi rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në promovimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë. Gjenerali Barduani shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për përkushtimin dhe profesionalizmin e personelit britanik dhe, në veçanti, falënderimet e tij të përzemërta për Rojet Skoceze, të dislokuara në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s.” – njofton KFOR-i.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

