LAJME

Komandanti i KFOR-it bisedon me ministrin turk të Sportit për situatën në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me ministrin turk të Sportit për situatën në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Prill 2026, 11:55

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ministrin e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Turqisë, Osman Aşkın Bak, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ata shkëmbyen mendime për një sërë temash, përfshirë situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet kyçe për të ardhmen.

Gjeneralmajor Ulutaş thuhet se gjithashtu theksoi kontributin e gjatë të Truqisë në KFOR dhe mbështetjen e tij të qëndrueshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika