Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar “Ditën e Forcës”, duke i falënderuar pjesëtarët e saj për përkushtimin dhe sakrificën e përditshme në shërbim të atdheut.
Komandanti i FSK-së uron “Ditën e Forcës”: FSK, që nga themelimi e deri më sot, ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe disiplinë

Komandanti Jashari ka thënë se FSK, që nga themelimi e deri më sot, ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe disiplinë në përmbushjen e misionit të saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
“Të nderuar ushtarakë, pjesëtarë aktivë dhe rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, me rastin e ‘Ditës së Forcës’, më lejoni t’ju përcjell urimet më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për institucionin tonë dhe për gjithë qytetarët e vendit. FSK, që nga themelimi e deri më sot, ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe disiplinë në përmbushjen e misionit të saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, për mbështetjen e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të vendit tonë. Në këtë ditë të veçantë, ju falënderoj për përkushtimin dhe sakrificën e përditshme në shërbim të atdheut. Urime të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, bashkë me nder e përkushtim, do të vazhdojmë ta forcojmë Forcën tonë dhe ta mbrojmë atdheun tonë të dashur. Urime ‘Dita e Forcës’!” – theksoi Jashari.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

E rrëzoi dy herë në raundin e parë, por Joshua kthehet dhe e nokauton Prengën në raundin e dytë

Shqipëria nis përgatitjet për euron, rregulla të reja për politikën monetare

Ulutash: Presim nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023

