LAJME

Komandanti i FSK-së takon rreshter majorin komandues të Gardës Nacionale të Ajovës, e dekoroi me medaljen “Shërbim Vetëmohues”

Komandanti i FSK-së takon rreshter majorin komandues të Gardës Nacionale të Ajovës, e dekoroi me medaljen “Shërbim Vetëmohues”
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2026, 13:06

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim rreshter majorin komandues të Gardës Nacionale të Ajovës (IANG), Matthew T. Strasser.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Gardës Nacionale të Ajovës, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve.

“Gjeneral Jashari vlerësoi kontributin e partnerëve amerikanë, e posaçërisht të Gardës Nacionale të Ajovës, në ndërtimin e një strukture të fortë dhe profesionale të nënoficerëve brenda FSK-së. Nga ana tjetër, rreshter majori i Komandës, Strasser, vlerësoi lart lidershipin e gjeneral Jasharit në mbështetje të zhvillimit të karrierës ushtarake për të gjithë personelin e FSK-së, e në veçanti për mbështetjen e dhënë korit të nënoficerëve të FSK-së, duke theksuar rëndësinë dhe përkushtimin për zhvillimin e nënoficerëve si shtylla kryesore e FSK-së” – thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se në fund të takimit, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e dekoroi rreshter majorin e Komandës, Strasser, me medaljen “Shërbim Vetëmohues” për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika