Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me delegacionin përcjellës nga FSK, u pritën në takim pune në Ministrinë e Mbrojtjes në Berlin nga Shefi i Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneral Carsten Breuer.
Dy homologët diskutuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë, rajon dhe me gjerë, ata gjithashtu theksuan rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ushtarak ndërmjet ushtrive të dy vendeve.
Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi homologun e tij gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman dhe në veçanti Bundeswehri ka dhënë dhe po jep në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së.




