LAJME

Komandanti i FSK-së takon adjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovës, flasin për zhvillimet aktuale të sigurisë

Komandanti i FSK-së takon adjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovës, flasin për zhvillimet aktuale të sigurisë
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Gusht 2026, 09:43

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim gjeneral major Stephen E. Osborn, adjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, projektet dhe aktivitetet e përbashkëta, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.

Gjeneral Jashari e ka falënderuar gjeneralin Osborn për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar rëndësinë e partneritetit në zhvillimin profesional dhe operacional të FSK-së.

Në takim janë shkëmbyer gjithashtu qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale të sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve.

Gjatë vizitës, gjeneral major Osborn ka vizituar edhe Njësinë e Operacioneve Speciale të FSK-së, ku është njohur nga afër me kapacitetet, zhvillimin dhe aktivitetet e kësaj njësie.

“Në përfundim të takimit, gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen për gjeneralin Osborn dhe Gardën Kombëtare të Ajovës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke vlerësuar lartë partneritetin e ndërtuar ndër vite dhe angazhimin e përbashkët për avansimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të paqes dhe sigurisë.” – thuhet tutje në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika