LAJME

Komandanti i FSK-së priti në vizitë zyrtare shefin e Mbrojtjes së Lituanisë

Komandanti i FSK-së priti në vizitë zyrtare shefin e Mbrojtjes së Lituanisë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Dhjetor 2025, 15:33

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur shefin e Mbrojtjes së Republikës së Lituanisë, gjeneral Raimundas Vaikšnoras, i cili është duke realizuar vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Fillimisht, gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje gjeneralit Vaikšnoras dhe e falënderoi për vizitën në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe e vlerësoi lartë kontributin e forcave lituaneze në kuadër të KFOR.

FSK njofton se gjatë takimit, u shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, në përballimin e sfidave të sigurisë në kontinentin evropian. Gjithashtu, të dy gjeneralët theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe vlerësuan lartë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy institucioneve të mbrojtjes, thuhet në njoftim.

Sipas FSK-së, në përfundim të takimit, u theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ushtarake, duke rikonfirmuar përkushtimin e FSK-së për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë. Poashtu, bëhet e ditur se u nënvizua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve, në veçanti të Republikës së Lituanisë, në proceset e zhvillimit, profesionalizimit dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika