LAJME

Komandanti i FSK-së priti në takim lamtumirës atashetë e SHBA-së, i nderoi me medaljen “Shërbim vetëmohues”

Komandanti i FSK-së priti në takim lamtumirës atashetë e SHBA-së, i nderoi me medaljen “Shërbim vetëmohues”
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Korrik 2026, 11:42

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim lamtumirës atasheun e mbrojtjes së SHBA-së kolonelin Ashley J. Berg të cilin e falenderoi për angazhimin e tij në ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të FSK-së dhe ushtrisë së SHBA-së, si dhe vlerësoi lartë angazhimin e tij në ofrimin e mbështetjes së SHBA-së në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së drejt arritjes së kapaciteteve të plota operacionale.

FSK bën të ditur se më herët gjeneral Jashari ka pritur në takim lamtumirës edhe atasheun ushtarak të SHBA-së, nënkolonelin Jonathan Shaw, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij në ngritjen profesionale dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së.

Sipas njoftimit, gjeneral Jashari u ka ndarë medaljen “Shërbim vetëmohues” të dy atasheve për kontributin e dhënë dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në mbështetje të FSK-së gjatë shërbimit si atashe të SHBA-së në Republikën e Kosovës.

Në fund të takimit, thuhet se Jashari uroi atashetë e ri të SHBA-së për pranimin e detyrave, me të cilët thotë se do të vazhdojë bashkëpunimi profesional me interes të ndërsjellë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika