LAJME

Komandanti i FSK-së priti në takim atasheun dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë

Komandanti i FSK-së priti në takim atasheun dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Janar 2026, 16:35

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në një takim zyrtar të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki dhe atasheun, kolonel Tomofumi Iwasaki.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjeneral Jashari i njoftoi zyrtarët japonez për situatën e sigurisë në rajon dhe për zhvillimin e Forcës së Sigurisë Kosovës.

FSK njofton se gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Japonisë.

“Gjeneral Jashari vlerësoi lart marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe falënderoi shtetin japonez për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, veçanërisht përmes programeve të trajnimit dhe shkollimit. Në përmbyllje, të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh, duke konfirmuar përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe sigurisë” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika