LAJME

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari uron muajin e Ramazanit për besimtarët mysliman

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari uron muajin e Ramazanit për besimtarët mysliman
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shkurt 2026, 11:04

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar pjesëtarë e FSK-së dhe qytetarët e besimit islam me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Në urimin e tij, Jashari uroi që kjo periudhë të shërbëjë një “moment i thellë reflektimi shpirtëror, vetëdisipline dhe përkushtimi të sinqertë”.

“Të nderuar pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarë të besimit islam, me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit, ju përcjell urimet e mia më të sinqerta juve dhe familjeve tuaja. Le të shërbejë ky muaj i bekuar si një kohë e çmuar për qetësi dhe bashkim mes nesh, duke fuqizuar ndjenjat e dashurisë, mirëkuptimit dhe sakrificës, si dhe ta vlerësojmë këtë periudhë si një moment të thellë reflektimi shpirtëror, vetëdisipline dhe përkushtimi të sinqertë” – ka shkruar Jashari në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika