Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është takuar në Gjermani me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral James Mcconville, ku falënderoi Gjeneral Mcconville, ushtrinë amerikane dhe SHBA-në, për përkrahjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari takohet me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane

Gjenerallejtënant Jashari ka udhëtuar për në Garmisch të Gjermanisë, me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së ShBA-së, Gjeneral James Mcconville, për të marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (CEA).
“FSK vazhdon të zhvillohet duke u bazuar në doktrinë, stërvitje dhe me pajisje amerikane, që lehtëson ndërveprueshmërinë mes dy ushtrive dhe trajnimet e përbashkëta. Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Mcconville u pajtuan për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive”, thuhet në postimin e FSK-së në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

