LAJME

Kolonë prej 700 metrash te Dheu i Bardhë, pritje të gjata edhe sot

Kolonë prej 700 metrash te Dheu i Bardhë, pritje të gjata edhe sot
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Korrik 2024, 12:36

Deri në dy orë e gjysmë janë regjistruar pritjet në pikëkalimin te Dheu i Bardhë të enjten pasdite. Automjetet në një kolonë prej 700 metrash po presin për të hyrë në Kosovë.

Fluks më të ulët qarkullimi ka në pikat e tjera kufitare.

Në Merdar po pritet deri në 20 minuta për të hyrë, ashtu si edhe në Muçibabë.

E, në pikëkalimet e tjera nuk raportohet për ngadalësim të qarkullimit.

Pikëkalimet i bëjnë më të ngarkuara në këtë periudhë mërgimtarët që vijnë në pushime./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika