Që nga hyrja në fuqi të masave të reja, kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë ka vazhduar të mbingarkohet.
Një lexues i Reporteri.net ka dërguar foto në të cilën shihet kolonë e gjatë e automjeteve që presin për të hyrë në Kosovë.
Sipas lexuesit kolona është 5 kilometërshe.
Ndërkaq, sipas masave të reja kundër coronavirusit të miratuara nga Qeveria, personat që duan të hyjnë në Kosovë duhet që ta kenë një test negativ për COVID-19 ose certifikatën se e ka marrë njërën nga dozat e vaksinës anti-COVID.