LAJME

Kolonë 5-kilometërshe në Morinë për të hyrë në Kosovë

Kolonë 5-kilometërshe në Morinë për të hyrë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shtator 2021, 20:05

Që nga hyrja në fuqi të masave të reja, kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë ka vazhduar të mbingarkohet.

Një lexues i Reporteri.net ka dërguar foto në të cilën shihet kolonë e gjatë e automjeteve që presin për të hyrë në Kosovë.

Sipas lexuesit kolona është 5 kilometërshe.

Ndërkaq, sipas masave të reja kundër coronavirusit të miratuara nga Qeveria, personat që duan të hyjnë në Kosovë duhet që ta kenë një test negativ për COVID-19 ose certifikatën se e ka marrë njërën nga dozat e vaksinës anti-COVID.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika