Në pikën e kalimit kufitar të Morinës vijon të ketë fluks të madh udhëtarësh nga Kosova por jo vetëm, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar këtë fundjavë.
Sipas raportimeve dje drejt Shqipërisë në katër pikat e kalimit kufitar (Morinë, Shishtavec, Qafë prush dhe Qafë Marinë) gjithsej kanë hyrë 16 mijë e 560 shtetas të huaj me rreth 4158 mjete.





