LAJME

Kolona të gjata në Morin, shumë qytetarë kthehen pasi kaluan fundjavën në Shqipëri

Kolona të gjata në Morin, shumë qytetarë kthehen pasi kaluan fundjavën në Shqipëri
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shkurt 2021, 19:20

Fundjava në Shqiperi rezervoi për qytetarët ditë të bukura pranverore me diell dhe temperatura të ngrohta duke bërë që qytetarët të shijonin vendet bregdetare.

Kjo solli edhe një numër të lartë shqiptarësh nga Kosova, të cilët erdhën për të kaluar një fundjavë të bukur në Shqipëri.Megjithatë pasditja e së dielës ka shënuar kthimin e qytetarëve drejt Kosovës, gjë që ka shkaktuar radhë të gjata kilometrike në Vermicë.

Kolona të gjata automjetesh me qytetarë nga Kosova po kthehen në shtëpitë e tyre, pasi kanë vizituar Shqipërinë.Radha e mjeteve është e gjatë duke bërë që qytetarët  e Kosoves të presim me orë në kufi për të kaluar./tvprizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika