LAJME

Kolona të gjata në Merdarë, pritjet gati tri orë

Kolona të gjata në Merdarë, pritjet gati tri orë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Gusht 2024, 09:18

Qendra për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me gjendjen në pikat kufitare.

Sipas të dhënave, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare. Pritjet në dalje të kësaj pike janë gati  deri në 3 orë.

Ndërkaq, kolonat janë të gjata deri në 1 km e 700 metra.

Pritje ka edhe në Jarinjë deri në 50 minuta.

Në pikat e tjera pritjet në hyrje dhe dalje janë 3-5 minuta.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika