LAJME

Kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në 5 orë për të hyrë në Kosovë

Kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në 5 orë për të hyrë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Korrik 2023, 11:08

Fluksi i madh i mërgimtarëve që po vijnë për të kaluar pushimet në vendlindje ka bërë që sërish të krijohen kolona të gjata në pikëkalimet kufitare.

Pritje të gjata janë krijuar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, mëngjesin e sotëm.

Për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare mërgimtarëve po u duhet të presin deri në 5 orë.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, te kjo pikë kufitare kolona është 4 mijë metra. Por sipas QMK-së, në të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet janë të zakonshme nga 3 deri në 5 minuta.

Image

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika