Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, në dalje nga Kosova për në Shqipëri, vazhdojnë të ketë kolona dhe pritje të gjata.
Sipas njoftimit, pavarësisht se në këtë pikë kufitare po zbatohen kontrolle minimale dhe po punohet me të gjitha kapacitetet e mundshme, fluksi i madh i udhëtarëve ka shkaktuar pritje të gjata.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë mundësi, të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare si alternativë, me qëllim të shmangies së pritjeve.





