LAJME

Kolona dhe pritje deri në 90 minuta në Jarinjë, fluks i shtuar edhe te Dheu i Bardhë

TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2026, 16:08

Pikat kufitare të Kosovës po përballen me fluks të shtuar të udhëtarëve pasditen e së enjtes, ndërsa pritjet më të gjata janë regjistruar në Jarinjë dhe te Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 17:17, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare të Jarinjës, ku për hyrje në Kosovë qytetarët po presin 60 deri në 90 minuta, ndërsa për dalje pritjet janë rreth 30 minuta.

Edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë është shënuar fluks i shtuar. Për hyrje në Kosovë pritjet janë rreth 60 minuta, ndërsa për dalje 40 minuta. Në këtë pikë është regjistruar edhe kolonë prej 500 metrash në hyrje dhe 350 metrash në dalje.

Pritje më të shkurtra janë evidentuar edhe në disa pika të tjera kufitare. Në Muçibabë pritjet janë rreth 15 minuta në hyrje dhe 30 minuta në dalje, me kolona prej 100 metrash në hyrje dhe 200 metrash në dalje.

Në Han të Elezit, pritjet janë rreth 10 minuta në të dy drejtimet, me kolona prej rreth 50 metrash.

Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare, përfshirë Merdarë, Kullë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Vërmicë, Bërnjak, Mutivodë, Glloboçicë dhe Stançiq, qarkullimi zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme, me pritje nga 2 deri në 10 minuta dhe pa kolona të gjata.

Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që, para nisjes së udhëtimit, të informohen për gjendjen në pikat kufitare, pasi fluksi mund të ndryshojë gjatë orëve në vijim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika