Vedat Muriqi, sulmuesi i Dardanëve gjatë një interviste të dhënë rreth rrugëtimit të tij në sferën e futbollit ka rikujtuar fillimet e tij profesionale tek klubi KF Liria, ku dhe ishte pjesëmarrës aso kohe.
Muriqi, ka theksuar se rroga e parë që e pranoi nga futbolli ishte 50 euro, dhe këtë falë insistimit të trajnerit Sinan Osmani.
“Rroga e parë që e kam marrë atëherë ishte përmes zarfit, Sinan Osmani ka qenë në kryesi të klubit aso kohe. Gjatë kohës kur ushtroja tek klubi, Sinani me pyeti se a kisha pranuar rrogë, ishte kohë dimri dhe kisha pritur rreth dy orë. Po atë ditë nga Sinani pranova rrogën time të parë, me shumë 50 euro. Pra, falë insistimit të Sinan Osmanit pranova 50 euro dhe i dërgova në shtëpi tek nëna. Ishte gëzim i madh, pasi që ishte rroga e pare që fitova nga futbolli”, ka thënë Muriqi gjatë rrëfimit të tij në Klan Kosova.