Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist edhe ka vazhduar protestën në mbështetje të vajzës 11-vjeçare e cila një javë më parë është përdhunuar nga pesë persona në Prishtinë.
Ky kolektiv edhe një herë i ka listuar shtatë kërkesat drejtuar Qeverisë dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.
“Edhe sot vazhduam protestën tonë dhe zaptuam dyert e Këshillit Prokurorial. Të revoltuara nga papërgjegjësia institucionale që po bëhet mbi trupin e grave, ne kërkuam llogari e hapa konkretë nga Qeveria dhe KPK. U bëmë bashkë për të treguar haptazi rezistencën dhe organizimin tonë në luftë ndaj dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë”.
Ne edhe një herë kërkuam:
Legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray);Shkarkimin e zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin e përdhunimit të së miturës;Krijimi i një njësiti të specializuar për dhunë seksuale në Polici;Siguri, drejtësi dhe rehabilitim për të mbijetuarat e dhunës seksuale, përfshirë këtu këshillimin psikologjik të vazhdueshëm të të miturës 11 vjeçare të ofruar nga shteti;Futjen e lëndës së edukatës seksuale në shkolla përfshirë këtu edhe qendrat e korrektuese. Edukimi mbi seksualitetin dhe integritetin fizik është qenësor në të kuptuarit e drejt të konceptit të dhënies së pëlqimit si parakusht i krijimit të çdo marrëdhënieje seksuale.Minstri i Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Murati të krijojë komision hetues ndaj Qendrës për Punë sociale për përdhunimin e të miturës i cili zhvillon punimet publikisht dhe publikon konkluzionet dhe rekomandimet e tij;Këshillit Prokurorial të Kosovës t’i propozojë presidentes shkarkimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë Kujtim Munishi.
Mbi këto kërkesa dhe insistimin tonë për të jetuar lirshëm dhe pa frikë nga dhuna, ne përsëritëm bashkë se rezistenca jonë kolektive do të vazhdojë. Deri sa të ndihemi të sigurta kudo e kurdo.